Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka mirëpritur formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së re të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet: “Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”. /Telegrafi/