Laureta Zejnaj ka marrë sot detyrën si Drejtoreshë e Gjeodezisë dhe Kadastrës në Komunën e Deçanit. Ajo ka thënë se kjo detyrë e obligon të punojë me përkushtim maksimal, transparencë dhe profesionalizëm në shërbim të qytetarëve.
“Ky besim më obligon të punoj me përkushtim maksimal, transparencë dhe profesionalizëm në shërbim të qytetarëve”, ka deklaruar Zejnaj.
Ajo ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për qytetarët për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm, duke falënderuar veçanërisht Kryetarin e Komunës, Bashkim Ramosaj, për përkrahjen e dhënë.
Zejnaj ka theksuar se gjatë katër viteve të ardhshme do të angazhohet fuqishëm në realizimin e projekteve konkrete që synojnë përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.
Ajo ka shtuar se së bashku me Kryetarin Ramosaj ndajnë një vizion të qartë për të çuar Deçanin përpara drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetarët.
“Me qytetarët dhe për Deçan!”, ka përfunduar Zejnaj. /Telegrafi/