Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të Kabinetit Qeverisës të komunës për mandatin qeverisës 2025–2029.
Ramosaj ka bërë të ditur përbërjen e kabinetit, duke përfshirë:
Sami Cacaj – Nënkryetar i Komunës
Manjolla Shala – Shefe e Kabinetit të Kryetarit
Jashar Dobraj – Drejtor i Drejtorisë së Administratës
Arbër Nuraj – Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit Hapësinor dhe Mbrojtjes së Mjedisit
Dafina Cacaj – Drejtoreshë për Buxhet dhe Financa
Agnesa Vokshi – Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Besnik Hulaj – Drejtor i Drejtorisë së Arsimit
Rifat Stojkaj – Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Izet Zenuni – Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike
Ibrahim Selmonaj – Drejtor i Drejtorisë për Inspekcione
Isuf Demhasaj – Drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik
Laureta Zejnaj – Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër
Leonora Ukëhajdaraj – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport
Kryetari Ramosaj u shpreh: “Na priftë e mbara!”
Ky kabinet pritet të drejtojë Komunën e Deçanit gjatë mandatit 2025–2029, duke u fokusuar në konsolidimin e qeverisjes lokale dhe zhvillimin institucional të komunës. /Telegrafi/