Gjatë spektaklit Prime të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, tema e vendimit të Albës për t’u mbuluar vijoi të ngjallë diskutime të forta dhe reagime të ndryshme edhe nga paneli i opinionistëve.
Këtë herë, në karrigen e opinionistit, Valdrin Sahiti, i cili zëvendësoi Oltën Gixharin, solli një qasje më të balancuar dhe reflektuese ndaj vendimit të banores, ndryshe nga qëndrimi më pesimist i Leonora Jakupit.
Sahiti e këshilloi Albën që të tregojë përgjegjësi dhe vetëdije të plotë për hapat që po ndërmerr, duke theksuar se vendime të tilla kërkojnë përkushtim dhe nuk duhet të merren lehtë.
Stilisti i njohur ndau gjithashtu edhe përvojën e tij personale profesionale, duke zbuluar se një pjesë e madhe e klienteve me të cilat punon janë gra të mbuluara. Sipas tij, kjo i ka dhënë një perspektivë më të gjerë mbi konceptin e mbulesës dhe përgjegjësitë që ajo përfaqëson.
Në një moment të rrallë reflektimi personal, Valdrini tregoi se kishte menduar edhe vetë për marrjen e përgjegjësisë së faljes së namazit, por e kishte kuptuar se bëhet fjalë për një angazhim shumë të madh.
“Kam dashur disa herë ta provoj veten dhe më është dukur goxha impenjim dhe më është dukur shumë gjë e madhe për të arritur që të bëhet”, u shpreh Sahiti. /Telegrafi/