Selvije Jao, ish-bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapi, ka publikuar së fundmi një InstaStory me përmbajtje të fortë emocionale.
Ajo ka shpërndarë një mesazh mallëngjyes, ku shpreh dhimbjen e mungesës për të.
“Kur më mungon, ndiej një dhimbje zemre që është e pamundur të durohet”, ka shkruar ajo.
Foto: Instagram
Tutje tha: “Kështu do të të kujtoj, derisa të takohemi sërish”.
Mesazhi shoqërohet me ’emoji’ të zemrës së thyer dhe fytyrës së trishtuar, duke reflektuar një gjendje të thellë emocionale.
I njëjti ndërroi jetë në muajin nëntor si pasojë e një sulmi në zemër, derisa ishte në Itali.
Ai ka lënë pas bashkëshorten Selvije dhe djalin, Roelin. /Telegrafi/