KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Gjukanoviq përmendet në dosjen Epstein, reagon duke mohuar çdo kontakt

Gjukanoviq përmendet në dosjen Epstein, reagon duke mohuar çdo kontakt

Ish-presidenti dhe kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, përmendet në dosjet që lidhen me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Gjukanoviq përmendet në mesazhet që Epstein dyshohet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak Miroslav Lajçak.

Në një nga mesazhet, Lajçak shkroi se presidenti i Malit të Zi “mezi pret vizitën tonë”.

Epstein i përgjigjet Lajçak: “Ndoshta duhet t’i japë Donaldit një strehë të sigurt”.

Lajçak përgjigjet se “pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”, shkruan vijesti.me.

Gjatë bisedës, Epstein i kishte dërguar Lajçakut edhe një link nga portali New York Times me një artikull rreth Malit të Zi dhe një fotografi të Kotorrit, të cilit Lajçak i përgjigjet: “Të thashë që Mali i Zi ishte i shkëlqyer”.

Epstein e pyeti gjithashtu Lajçak nëse Gjukanoviqi ishte president apo kryeministër i Malit të Zi, dhe Lajçak u përgjigj se ai ishte presidenti.

Bëhet e ditur se disa nga mesazhet u shkëmbyen në gusht 2018, dhe disa më 21 shtator të të njëjtit vit.

Megjithatë, Gjukanoviq tha se nuk e njihte Jeffrey Epsteinin.

Ai deklaroi se nuk kishte pasur kurrë komunikim të drejtpërdrejtë me Epsteinin.

“Në përgjigje të interesit të shpeshtë të përfaqësuesve të medias në lidhje me publikimin e komunikimeve nga i ndjeri Jeffrey Epstein, dua t’ju informoj se nuk e njihja Epstein dhe as nuk kam komunikuar ndonjëherë me të drejtpërdrejt ose tërthorazi. Prandaj, kuptohet, nuk mund të dëshmoj për vërtetësinë e bisedave të publikuara të Epstein, as për vizitat e tij të mundshme në Mal të Zi”, tha Gjukanoviq.

Kujtojmë se përmbajtja e dosjes së publikuar përfshin afërsisht 3 deri në 3.5 milionë faqe me të dhëna rreth aktiviteteve të Epstein, 2,000 video dhe 180,000 imazhe.

Departamenti i Drejtësisë pretendon se një pjesë e përmbajtjes është e vështirë ose e pamundur të publikohet pa mbrojtur privatësinë, kështu që emrat dhe informacionet personale të viktimave janë fshirë pjesërisht ose plotësisht. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.