KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Edi Rama propozon kufizimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe zgjatjen e orarit mësimor

Edi Rama propozon kufizimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe zgjatjen e orarit mësimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar dy ndryshime që prekin fëmijët dhe të rinjtë.

Gjatë një deklarate të premten, Rama bëri të ditur se nga viti i ardhshëm shkollor, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00.

Sipas tij, zgjatja e orarit shkollor synon t'u mundësojë prindërve që të punojnë, ndërsa fëmijët të angazhohen në aktivitete sportive, kulturore dhe kreative.

Rama gjithashtu njoftoi se do të nisë konsultimet me prindërit dhe mësuesit për kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit.

Sa i përket moshës, në diskutim është kufizimi për të rinjtë deri në 16 apo 18 vjeç.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.