KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Lavrovi i padëshiruar në G20, ministrat nuk e pranojnë në fotografinë tradicionale

Lavrovi i padëshiruar në G20, ministrat nuk e pranojnë në fotografinë tradicionale

G20 anulon fotografinë tradicionale për shkak të Lavrovit.

Fotografia tradicionale e përbashkët e ministrave të Jashtëm të vendeve të G20-s është hequr nga agjenda zyrtare e takimit, pasi disa prej tyre kanë refuzuar të pozonin pranë përfaqësuesit të Rusisë, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, e cilësoi pjesëmarrjen e Lavrovit në takim si një “moment të sikletshëm”, ndërsa homologu i tij gjerman deklaroi se nuk mund të ketë kthim në marrëdhëniet e zakonshme me Rusinë.

Refuzimi i disa delegacioneve për të qëndruar pranë përfaqësuesit rus bëri që organizatorët të hiqnin fotografinë tradicionale nga programi zyrtar i takimit.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi Lavrovin të merrte pjesë në pritjen mirëseardhëse të organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Pamjet e publikuara nga pritja tregojnë shefin e diplomacisë ruse në një atmosferë të relaksuar, duke u dukur se po e shijonte ngjarjen, pavarësisht tensioneve dhe izolimit diplomatik që shoqëruan pjesëmarrjen e tij në takimin e G20-s. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.