KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Drejtoria Financiare ngrit kallëzim penal ndaj Marko Bislimovski

Drejtoria Financiare ngrit kallëzim penal ndaj Marko Bislimovski

Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër kryetarit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimoski, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thuhet në njoftim, Bislimoski e ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar në atë mënyrë që, në kundërshtim me Ligjin e Energjetikës dhe Rregulloren për Licencim, megjithëse ishte i detyruar të fillojë një procedurë për revokimin e licencës për kryerjen e aktiviteteve energjetike, tregtisë me shumicë të naftës bruto, derivateve të naftës, biokarburanteve dhe karburanteve për transport – tregtisë me shumicë të Eurodizel BS (D-E V), biodizel, Eurosuper BS 95, Vajit Ekstra të Lehtë 1 (EL-1) dhe gazit të lëngshëm të naftës (LPG) të personit juridik “TRITEROL PETROL DOOEL” Shkup, për shkak të mospërmbushjes së kushteve të përcaktuara me ligj, ai ka nxjerrë një Vendim të paligjshëm për ndërprerjen e procedurës dhe në vend që licenca të revokohet më 15.01.2024, ajo është revokuar vetëm më 14.04.2025, duke i mundësuar kështu kompanisë të vazhdojë në mënyrë të paligjshme të kryejë aktivitete energjetike 15 muaj pas skadimit të kushteve ligjore dhe të marrë pjesë dhe të lidhë kontrata në lidhje me prokurimin publik.

“Me veprimet e lartpërmendura, i dyshuari ka shkelur rregulloret që ishte i detyruar t’i zbatojë dhe i ka mundësuar personit juridik TRITEROL PETROL SHPK Shkup të realizojë një qarkullim total prej 194.520.962,00 denarësh dhe të përfitojë dobi të paligjshme pasurore në shumë prej 14.093.576 denarësh”, sqarojnë nga KRRE./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.