Dy anije të NATO-s dhe tre anije të Forcës Detare Shqiptare po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake “Strike 2026” në gjirin e Vlorës, në zonën detare pranë gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit.
Stërvitja ka nisur të premten dhe pritet të vijojë deri më 19 tetor, me synimin për të përmirësuar koordinimin e operacioneve detare dhe për të forcuar bashkëpunimin mes forcave pjesëmarrëse, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv
Skenarët e stërvitjes përfshijnë manovra detare dhe angazhimin e forcave ajrore, në kuadër të rritjes së ndërveprimit operacional dhe aftësive të përbashkëta.
“Strike 2026” është stërvitja e dytë e këtij lloji që zhvillohet gjatë këtij viti në gjirin e Vlorës. Ndërkohë, aktivitetet stërvitore pritet të shtrihen edhe në zonat detare të Durrësit dhe Shëngjinit.

