Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar në Tiranë pas protestave ju janë shënuar përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit.
Schieder nënvizon në një postim në rrjetet sociale se “dhuna nuk është zgjidhje, pavarësisht nëse ushtrohet nga individë të dhunshëm që përfshihen në protesta apo nga shteti dhe policia”.
REAGIMI
Në të gjithë Europën, të rinjtë po dalin në rrugë, nga Parisi dhe Berlini deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është e drejtë dhe e nevojshme, dhe duhet t’i nxisë qeveritë të rishikojnë qasjen e tyre. Arsimi është investimi ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga mundësitë financiare të prindërve.
Megjithatë, dhuna nuk është kurrë zgjidhje, pavarësisht nëse vjen nga individë të dhunshëm që depërtojnë në protesta apo nga shteti dhe policia.
Si raportues i Parlamentit Europian për Shqipërinë, jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në Tiranë dhe bëj thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit.


