KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deliu-Kodra kujton Idriz Rrecajn: Liria e Kosovës mban emra burrash që i dolën zot vendit

Deliu-Kodra kujton Idriz Rrecajn: Liria e Kosovës mban emra burrash që i dolën zot vendit

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kujtuar heroin e Kosovës, Idriz Rrecajn, duke rikthyer rrëfimin e babait të saj për takimin me të më 30 mars 1999 në Koprivë të Mitrovicës.

Në një postim në Facebook, ajo ka treguar se babai i saj e kujtonte Rrecajn si një burrë me personalitet të fortë, të cilin e kishte parë në gjendje të rëndë pas maltretimit nga policia, me shenja të rrahjeve në fytyrë dhe trup, raporton Klankosova.tv

Deliu-Kodra ka shkruar se dy javë pas atij takimi, për fatin e tij nuk dihej më asgjë, ndërsa familja nisi një periudhë të gjatë pritjeje.

“Dy javë më pas, për fatin e tij nuk dihej më asgjë. Për familjen nisën vitet e gjata të pritjes, ndërsa kujtimi për të u ruajt me respekt e krenari. Sot, pas 27 vjetësh, Baca Idrizi prehet në Marinë. E nderojmë për jetën që ia kushtoi lirisë dhe për gjurmën që la te njerëzit që e njohën. Pusho i qetë, Hero i Kosovës. Brezat që e gëzojnë lirinë ta kanë borxh nderimin!”, shkroi Deliu-Kodra. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.