Nga LSDM thonë se vendimi Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i suspendojnë vizat për qytetarët e Maqedonisë nuk është “pauzë teknike”, por paralajmërim.
“Po bëhemi vend i botës së tretë. Maqedonia sot po e paguan çmimin e politikave të gabuara të Mickoskit që çojnë në izolim dhe humbje besimi te partnerët strategjik”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Sipas tyre, kjo qeveri po bën aktivitete anti-amerikane me bashkëpunëtorët e Mickoskit siç është Stoilkoviqi, i cili ka lidhje direkte me Moskën.
“Po ashtu jemi dëshmitarë të fushatës kundër BE-së. Në vend të reformave, me qëllim provokohen kundërshtimet e Greqinë dhe Bullgarinë, sërish hapen çështjet me të vetmin qëllim të arsyetohet izolimi”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/
LEXO:
- Ish-ylli i Milanit i ofrohet rivalit të tyre të urryer: Do të isha transferim i shkëlqyer për Juventusin
- Sara Kolami mahnit me bikini të kuqe, pozon buzë detit në perëndim të diellit
- Maqedoni, deri më 10 shtator mund të aplikohet për çmimin shtetëror ”13 Nëntori”
- Haziri: Nuk stabilizohet vendi nëse mungon instinkti i bashkëpunimit te partia e parë
- Trajtimi i venave me laser: Kur rekomandohet dhe çfarë duhet të dijë pacienti
- Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
- Gjendet i vdekur një person në Shkup
- Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Gashi: Kolegët dhanë maksimumin dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses
