Në ‘Darkën e të Nominuarve’ pati një pyetje me spec nga publiku për Ludo Lee.
“Si mendon që ndihet që ndihet Edi kur i thua Limit mbaje Dolcen mos e lësho”, ishte pyetja.
Kjo pasi Ludo dhe Eduard Kuçi kanë pasur një raport të afërt me njëri-tjetrin brenda.
Foto: YouTube
“Edi e ka përfunduar me Dolcen dhe e ka kuptuar se loja e Dolces ka qenë lojë. Besoj që Edi ka pasur ndjenja më shumë për Dolcen, Edi e ka kuptuar shumë shpejt se me Dolcen nuk ka vazhdim”, u përgjigj banori.
Tutje tha: “Siç e kam parë unë nuk ka pasur ndjenja nga ana e Dolces, e ka shfrytëzuar. Unë nuk ndërhyj në raportin e Limit me Dolcen. As nuk kam drejtë të përzihem. Jam i lumtur që Edi nuk është më me Dolcen se nuk kishte vazhduar mirë për Edin”.
Edi për rikujtim pati një afrimitet të madh me Dolcen, por që përfundoi shpejt.
E tani konkurrentja po shijon një lidhje të re dashurie me banorin Lim Hoti. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com