KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përleshja me Edin, Gjykata e Apelit merr vendimin për Jozin

Përleshja me Edin, Gjykata e Apelit merr vendimin për Jozin

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për këngëtarin Jozefin Markun, në rastin e përleshjes së bujshme me ish-banorin e BBVK-së, Eduard Kuçi.

Siç raporton Top Channel, këngëtari është lënë në detyrim paraqitje.

Këngëtari u arrestua në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve filmike të cilat tregonin përleshjen fizike me Edin, ngjarje që mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa në pamjet e publikuara Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë dhe nxirret nga automjeti i tij.

Sipas hetimeve, për ndalimin e tij është përdorur edhe një tabelë e Policisë së Shtetit.

Në videon e publikuar nga vetë Edi, një muaj më parë, shihet Jozi, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, duke u përfshirë në një përleshje fizike me influencuesin nga Juniku, i njohur për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova 3 dhe më pas në Big Brother VIP Kosova 4.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.