Désiré Doué nuk do ta harrojë lehtë fundjavën që sapo kaloi.
Fillimisht pësoi një lëndim shumë të rëndë në ndeshjen ndaj Nice, ndërsa pas kthimit në shtëpi e priste një tjetër befasi e pakëndshme: policia kishte rrethuar pronën e tij pas një tentative për grabitje.
Ngjarja ndodhi në Orgeval, ku katër persona tentuan të hynin në pronën e futbollistit të Paris Saint-Germainit.
Sipas raportimeve, ata kishin kapërcyer portën e oborrit, por partnerja e Doué i kishte vënë re dhe i kishte detyruar të largoheshin.
As shtëpia dhe as prona nuk pësuan dëme. Për shkak të incidentit, PSG ka shtuar sigurinë rreth banesës së futbollistit.
Njëkohësisht, klubi po përgatitet për mungesën e gjatë të tij, pasi ekzaminimet kanë konfirmuar këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë.
Doué do t'i nënshtrohet operacionit dhe pritet të mungojë deri në fund të sezonit 2026/27.
Si të mos mjaftonte kjo, francezi kishte pësuar edhe një dëmtim në dhëmb gjatë grumbullimit me kombëtaren. Një seri ngjarjesh të pafata për një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit francez. /Zëri

