Para ndeshjes së sotme me Sileksin, klubi i futbollit Shkëndija e nderoi kujtimin e Agron Memedit, ndërsa futbollistët i pritën familjarët e tij dhe ndanë me ta momente emocionuese në shenjë respekti për ish-futbollistin dhe ndihmëstrajnerin e klubit.
Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nderim të tij dhe të futbollistit të ndjerë Vladimir Sekulovski.
Burimi: zeri.info ↗

