KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Katër ndeshje pezullim ia shuan shkëlqimin, Mourinho beson në rikthimin e madh të Viniciusit

Katër ndeshje pezullim ia shuan shkëlqimin, Mourinho beson në rikthimin e madh të Viniciusit

Jose Mourinho pret paraqitjen më të mirë të Vinicius Juniorit në ndeshjen e nesërme ndaj PSV Eindhovenit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga braziliani të vazhdojë formën e treguar në fitoren 2-1 ndaj Celta Vigos.

Sulmuesi u aktivizua në pjesën e dytë dhe pati ndikim të madh në lojën e Real Madridit, ndërsa Mourinho beson se ai mund të rikthehet në nivelin e tij më të lartë.

“A do ta shohim Viniciusin më të mirë? Besoj se po. Duam ta shohim në formën e tij më të mirë”.

Mourinho foli edhe për periudhën e vështirë të brazilianit, duke theksuar se pezullimi prej katër ndeshjesh ia ndërpreu ritmin dhe ndikoi në vetëbesimin e tij.

“Vini është i ri dhe erdhi këtu në moshë shumë të re. Njerëzit e kanë kritikuar, por unë gjithmonë kam thënë se është një djalë i mirë. Ka marrëdhënie të shkëlqyera me bashkëlojtarët dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua.

Pas pushimit të kombëtareve pati ndikim pozitiv. Kundër Villarrealit, për shembull, hyri në lojë dhe shënoi, por goli u anulua dhe ai u pezullua për katër ndeshje.

“Mendoj se kjo ia ndërpreu përparimin dhe ia dëmtoi pak vetëbesimin. Kundër Celta Vigos pamë se si e ndryshoi lojën kur u aktivizua”, u shpreh Mourinho.

Përndryshe, Real Madridi do të përballet të martën me skuadrën holandeze./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.