Trajneri portugez Jose Mourinho ka bërë një deklaratë interesante për të ardhmen e bashkëkombësit të tij, Bernardo Silva.
I pyetur se cilët futbollistë mund të bëhen trajnerë pas përfundimit të karrierës, Mourinho u shpreh se është ende herët për të dhënë emra, pasi shumë prej tyre janë të rinj, shkruan Indeksonline
Megjithatë, ai veçoi Bernardo Silvën, duke dhënë një parashikim interesant për të ardhmen e tij.
“Unë mendoj se Bernardo Silva do të bëhet president i Benficas”, deklaroi Mourinho me humor.
🚨🔴⚪️ José Mourinho: “Bernardo Silva will become the president of Benfica, in my view”. pic.twitter.com/FQecxEfknC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 23, 2026
Burimi: indeksonline.net ↗

