Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka konfirmuar se sulmuesi kryesor i skuadrës, Harry Kane, do të mbetet jashtë fushave për disa muaj.
Kjo deklaratë vjen si një goditje e rëndë për gjigantin gjerman, i cili do të duhet të bëjë llogaritë pa golashënuesin e tij kryesor në një fazë tejet vendimtare të sezonit, shkruan IndeksOnline.
“Harry do të mungojë me muaj”, ka bërë të ditur shkurt Kompany, duke konfirmuar kështu shkallën serioze të lëndimit të kapitenit të Anglisë.
Mungesa e Kane pritet të krijojë një boshllëk të madh në repartin ofensiv të bavarezëve, të cilët po luftojnë në disa fronte, si në Bundesliga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë zgjidhjet e Kompanyt në sulm për të mbuluar mungesën e “bomberit” anglez deri në rikthimin e tij të plotë./IndeksOnline/

