Nexhmedin Bunjaku, dikur refer i futbollit në Kosovë, e ka shpërndarë një postim të tij të para tri vjetëve, ku i kishte përmendur parregullsitë dhe katrahurën në futbollin kosovar, duke i hedhur akuzat specifikisht tek kryetari i FFK-së, Agim Ademi, të cilit ia përmendte të palarat.
Gjithashtu, Bunjaku kishte shkruar se gënjeshtra përdoret si premtim, duke iu referuar Ademit, i cili premtonte se shumë shpejt Kosova do ta realizojë ëndrrën për të shkuar në Evropian ose në Botëror, gjë e cila s'po ndodh ende, edhe pse i kemi lëshuar dy mundësi të arta.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Nexhmedin Bunjakut në rrjetet sociale, të publikuar para tri vjetësh, por që situata mbetet e njëjtë…
Burimi: zeri.info ↗

