KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kompany qetëson tifozët për gjendjen e Olises

Kompany qetëson tifozët për gjendjen e Olises

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka sjellë sinjale pozitive lidhur me gjendjen fizike të sulmuesit Michael Olise, i cili shkaktoi shqetësim të madh pasi u pa duke u larguar nga stadiumi me paterica.

Francezi u zëvendësua në pjesën e parë në barazimin 1-1 ndaj Kölnit pasi pësoi një goditje në fund të 45 minutave të para, por tekniku belg beson se lëndimi nuk është serioz dhe se përdorimi i patericave ishte vetëm një masë parandaluese, shkruan IndeksOnline.

Kompany ka shprehur optimizmin e tij se ylli francez nuk do të mungojë gjatë, duke theksuar se shpreson që Olise t’i rikthehet stërvitjeve me grupin që të hënën.

Ky lajm vjen si një lehtësim i madh për kampionët gjermanë, të cilët po përballen me një krizë të thellë lëndimesh në repartin ofensiv. Përveç Harry Kane që u detyrua të largohej nga loja në minutën e 20-të dhe pritet të mungojë me muaj të tërë.

Rikthimi i shpejtë i Olises në stërvitje do të ishte jetik për planet e Kompanyt në ndeshjet e radhës në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.