KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Mallkimi” i Topit të Artë: Rodri, Dembele dhe tani Harry Kane

“Mallkimi” i Topit të Artë: Rodri, Dembele dhe tani Harry Kane

Një koincidencë e pazakontë po bën xhiron e rrjetit në botën e futbollit: tre fituesit e fundit të “Topit të Artë” kanë pësuar të gjithë lëndime serioze pas marrjes së çmimit prestigjioz.

Lëndimi i fundit i sulmuesit të Bayern Munich, Harry Kane, i cili pritet të mungojë me muaj të tërë, ka rikthyer në vëmendje një statistikë tejet të çuditshme që ka goditur laureatët e viteve të fundit, shkruan IndeksOnline.

Sipas të dhënave, secili prej tre fituesve të fundit është përballur me probleme fizike menjëherë pas kurorëzimit si më i miri në botë:

Bullet 2024 – Rodri: Lëndim në kofshë (hamstring).

Bullet 2025 – Ousmane Dembélé: Lëndim muskulor në kofshë.

Bullet 2026 – Harry Kane: Këputje e ligamentit të kyçit të këmbës.

Kjo seri e pafat e lëndimeve ka ngjallur reagime të shumta te tifozët në rrjetet sociale, të cilët po e cilësojnë këtë dukuri si “mallkimi i ri” i trofeut individual më të rëndësishëm në futboll./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.