KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Legjenda e Barcelonës kritikon klubin që lejuan largimin e Inigo Martinez

Legjenda e Barcelonës kritikon klubin që lejuan largimin e Inigo Martinez

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Julio Salinas, ka kritikuar klubin katalunas për lejimin e largimit të mbrojtësit Inigo Martinez, duke e cilësuar këtë vendim si një gabim.

Në një prononcim për mediumin Mundo Deportivo, ish-futbollisti spanjoll ka thënë se Barcelona është dashur të bëjë më shumë për ta mbajtur qendërmbrojtësin, madje duke i ofruar një kontratë të re dyvjeçare.

“Largimi i Inigo Martinezit ishte një gabim. Unë do ta kisha bindur të qëndronte duke ia zgjatur kontratën edhe për dy vjet”, deklaroi Salinas.

Megjithatë, ish-sulmuesi beson se Barcelona vazhdon të ketë alternativa cilësore në repartin defensiv.

Ai ka veçuar në veçanti Pau Cubarsin dhe Eric Garcian, por mendon se përvoja e Martinezit ishte e rëndësishme për skuadrën dhe se klubi nuk është dashur të lejojë largimin e tij.

Deklarata e Salinas vjen në një kohë kur vendimet e Barcelonës në afatin kalimtar të transferimeve dhe ndërtimin e repartit defensiv vazhdojnë të jenë temë diskutimi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.