Sulmuesi anglez dhe fituesi i “Topit të Artë”, Harry Kane, ka pësuar një lëndim dhe është detyruar ta lërë fushën e lojës para kohe.
Ylli anglez nuk ka mundur ta vazhdojë ndeshjen për shkak të problemeve fizike, duke bërë të domosdoshëm zëvendësimin e tij dhe duke ngjallur shqetësim të madh në kampin e skuadrës, transmeton IndeksOnline.
Ende nuk dihet shkalla e saktë e lëndimit të sulmuesit, ndërsa më shumë detaje rreth gjendjes së tij dhe kohës së mundshme të rikuperimit pritet të bëhen të ditura pas ekzaminimeve të hollësishme mjekësore. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

