Ekziston një mundësi e fortë që ndërprerjet e hidratimit, të cilat u diskutuan kaq shumë në Kupën e Botës 2026, të mbeten edhe për Kupën e Botës 2030.
Në mes të çdo gjysmë ndeshjeje gjatë kampionatit në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, loja u ndal për rreth tre minuta.
Kjo masë u prezantua me logjikën e mbrojtjes së shëndetit të lojtarëve, duke siguruar në të njëjtën kohë përfitime të konsiderueshme tregtare për transmetuesit, në veçanti mbajtësit e të drejtave në Shtetet e Bashkuara.
Kritikat e forta nga publiku sportiv, si dhe nga disa lojtarë, nuk i bënë përshtypje drejtuesve të futbollit.
Gazeta “The Guardian” ka zbuluar se dokumentet e të drejtave televizive të FIFA-s për Kupën e Botës pas katër vitesh përfshijnë një klauzolë që lejon transmetimin e reklamave gjatë “pushimeve të hidratimit”.
/GazetaBlic Sport

