Mesfushori anglez, Declan Rice, ka arritur marrëveshje për kontratën e re me Arsenalin deri në vitin 2031.
Sipas mediave angleze, me marrëveshjen e re afatgjatë, paga e 27-vjeçarit do të rritet në rreth 300 mijë funte në javë, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në klub, së bashku me yllin tjetër anglez, Bukayo Saka.
Ky rinovim konfirmon rëndësinë e madhe që Rice ka në projektin e klubit londinez, i cili po punon intensivisht për të ruajtur bërthamën e skuadrës për vitet në vijim.
Paralelisht me marrëveshjen për mesfushorin anglez, “Topçinjtë” kanë mbyllur me sukses bisedimet për vazhdimin e kontratës edhe me mbrojtësin Jurrien Timber.
Burimi: gazetablic.com ↗

