KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Hansi Flick thotë “jo” për katër yje nga Premier League

Hansi Flick thotë “jo” për katër yje nga Premier League

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka refuzuar mundësinë e transferimit të katër futbollistëve të njohur të Ligës Premier për verën e vitit 2027, pavarësisht se ata mund të jenë të disponueshëm si lojtarë të lirë.

Sipas raportimit të mediumit spanjoll El Nacional, Virgil van Dijk, Bruno Fernandes, Richarlison dhe Kaoru Mitoma u janë ofruar drejtuesve të klubit katalunas nga përfaqësuesit e tyre, duke shfrytëzuar faktin se kontratat e tyre aktuale mund të përfundojnë më 30 qershor 2027, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, tekniku gjerman nuk është bindur nga asnjëri prej këtyre emrave dhe ka vendosur të mos e mbështesë afrimin e tyre në “Camp Nou”.

Vendimi i Flickut lidhet drejtpërdrejt me moshën, gjendjen fizike, formën dhe përshtatjen e tyre me projektin sportiv që ai synon të ndërtojë te Barcelona.

Në mesin e emrave të ofruar është kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk. Mbrojtësi holandez, i cili do të jetë 36 vjeç në fillim të sezonit 2027/28, nuk konsiderohet si përforcimi i duhur për repartin defensiv, pasi Flick ka dyshime nëse ai mund t’i përmbushë kërkesat e larta fizike të sistemit të tij të lojës.

Në të njëjtën situatë është edhe Bruno Fernandes, mesfushori portugez i Manchester Unitedit, 32-vjeçar, ka kontratë deri në vitin 2027 me klubin anglez që ka opsionin ta zgjasë atë edhe për një sezon por Flick nuk e sheh transferimin e tij si prioritet, duke qenë se Barcelona tashmë disponon disa alternativa në atë pozitë.

Në listën e futbollistëve të refuzuar figuron edhe sulmuesi brazilian Richarlison. Problemet e shpeshta fizike dhe mungesa e vazhdimësisë në paraqitje kanë ndikuar negativisht në vlerësimin e tij, pasi trajneri gjerman kërkon lojtarë që mund të jenë rregullisht në dispozicion gjatë gjithë sezonit.

Ndërkohë, as anësori japonez i Brightonit, Kaoru Mitoma, nuk ka arritur ta bindë stafin teknik të Barcelonës. 29-vjeçari është përballur gjithashtu me shqetësime fizike, ndërsa dyshimet për vazhdimësinë e tij në aspektin konkurrues kanë bërë që ai të mbetet jashtë planeve të klubit katalunas.

Pavarësisht mundësisë për t’i afruar pa paguar dëmshpërblim për kartonin, Barcelona nuk pritet të ndërmarrë asnjë lëvizje për këta katër futbollistë të kampionatit anglez. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.