Kreshnik Hajrizi ishte fytyra tragjike e ndeshjes së mbrëmshme.
Qendërmbrojtësi kosovar e ndali topin me dorë në vijën e portës, duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe duke shkaktuar penallti për Irlandën në humbjen 0:3 të Dardanëve në Dublin.
Ishte një çështje instinkti, pasi nuk dëshironte që topi të përfundonte në rrjetë, por që në futboll këto gjëra ndëshkohen dhe një gjë e tillë i kushtoi edhe atij, por edhe vetë ekipit të Kosovës më pas, e cila i pësoi tre gola më tej.
Hajrizi ka kërkuar falje publike përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.
“Ky është njëri prej momenteve më të dhimbshme të karrierës sime”, shkroi ndër të tjera ai.
“Sot ndiej një zhgënjim të madh dhe një dëshpërim të thellë. Kam bërë një gabim që pati pasoja të rënda dhe që lëndoi një vend të tërë”, shkruan tutje në postimin e Hajrizit, të cilin të plotë mund ta lexoni më poshtë.

