KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arabia Saudite e do Guardiolen si përzgjedhës të kombëtares, vjen reagimi i prerë i agjentit të tij

Arabia Saudite e do Guardiolen si përzgjedhës të kombëtares, vjen reagimi i prerë i agjentit të tij

Federata e Futbollit të Arabisë Saudite po synon një lëvizje të bujshme për pankinën e kombëtares, duke dashur ta emërojë trajnerin e njohur spanjoll, Pep Guardiola, në krye të ekipit përfaqësues.

Lajmin e ka konfirmuar vetë agjenti i teknikut katalunas, Josep Maria Orobitg, i cili në një prononcim për mediumin saudit Al-Riyadiya ka zbuluar se ditëve të fundit kanë mbërritur propozime nga Arabia Saudite përmes palëve të treta, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, përgjigjja e Guardiolës ka qenë e menjëhershme dhe pa asnjë hapësirë për negociata, duke refuzuar kategorikisht çdo ofertë të ardhur nga Lindja e Mesme.

“Kemi marrë oferta nga Arabia Saudite përmes palëve të treta ditëve të fundit. Guardiola refuzon kategorikisht madje edhe ta shqyrtojë qoftë edhe një të vetme prej tyre”, ka deklaruar Orobitg, duke i dhënë fund kështu çdo spekulimi për një kalim të mundshëm të spanjollit në krye të kombëtares saudite. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.