KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Plagosja në Suharekë: Viktima në gjendje të rëndë, i dyshuari në arrati – Policia jep detaje

Plagosja në Suharekë: Viktima në gjendje të rëndë, i dyshuari në arrati – Policia jep detaje

Një plagosje ka ndodhur sot rreth orës 12:20 në qytetin e Suharekës.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se një i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore.

“Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij. Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Bytyqi.

Lajmi.net ka mësuar nga burimet e veta se viktima ka marrë dy plumba në gjoks dhe është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore për në Spitalin e Prizrenit. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.