Presidentja e Republikës së Kosovës, Justika Shiroka-Pula, ka pritur në takim profesorin dhe ekspertin e çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, sfidat e sigurisë, si dhe proceset politike në Ballkanin Perëndimor.
Me këtë rast, presidentja Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ndërkombëtare për Kosovën dhe forcimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Presidentja Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ndërkombëtare për Kosovën, si dhe të forcimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Po ashtu, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamje edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimet e tjera në rajon. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

