Një plagosje ka ndodhur sot në parkingun e qendrës tregtare “Ben Center” në Prizren.
Siç ka mësuar lajmi.net, viktima e këtij rasti është dërguar nga Emergjenca në Suharekë për në Spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë.
Sipas burimeve të lajmi.net, viktima ka marrë dy plumba në gjoks.
Deri më tani, Policia nuk e ka konfirmuar rastin dhe nuk dihen detaje se si ka ndodhur rasti.
Për informacione të tjera, lajmi.net do t’iu mbaj të informuar. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

