KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Irlandë – Kosovë: Nga vlera e skuadrave te yjet më të shtrenjtë, renditja në FIFA dhe forma e fundit

Irlandë – Kosovë: Nga vlera e skuadrave te yjet më të shtrenjtë, renditja në FIFA dhe forma e fundit

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Irlandën në Dublin, me fillim nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve. Dardanët synojnë një rezultat pozitiv për ta siguruar pozitën e dytë në grup dhe pjesëmarrjen në “play-off” për promovim në Ligën A.

Para kësaj përballjeje, Telegrafi ka bërë një krahasim mes dy kombëtareve, duke analizuar vlerën e ekipeve, futbollistët më të shtrenjtë, renditjen në FIFA dhe formën në pesë ndeshjet e fundit.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, Irlanda ka një skuadër me vlerë totale prej 229.30 milionë eurosh, ndërsa Kosova vlerësohet me 122.25 milionë euro, një diferencë prej rreth 107 milionë eurosh në favor të irlandezëve.

Irlanda ka 24 futbollistë me moshë mesatare 26.7 vjeç, ndërsa Kosova numëron 25 lojtarë me moshë mesatare 26 vjeç.

Te Irlanda, futbollisti më i shtrenjtë është portieri Caoimhin Kelleher, me vlerë 32 milionë euro, i ndjekur nga Nathan Collins (30 milionë), Finn Azaz (22 milionë), Troy Parrott dhe Dara O’Shea (nga 20 milionë), si dhe Jake O’Brien (18 milionë euro).

Në anën tjetër, Kosova ka dy futbollistë që kryesojnë listën me nga 30 milionë euro, Fisnik Asllanin dhe Leon Avdullahun. Pas tyre renditen Edon Zhegrova (10 milionë), Arijanet Muriç (7.5 milionë), si dhe Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani me nga 7 milionë euro.

Dallimi mes dy kombëtareve vërehet edhe në renditjen botërore të FIFA-s, ku Irlanda zë pozitën e 55-të, ndërsa Kosova renditet e 78-ta, me 23 pozita diferencë.

Sa i përket formës së fundit, Irlanda ka regjistruar një fitore, dy barazime dhe dy humbje në pesë ndeshjet e Ligës së Kombeve. Irlandezët kanë humbur ndaj Austrisë (1-0) dhe Kosovës (1-0), kanë barazuar me Izraelin (1-1) dhe Austrinë (2-2), ndërsa kanë mposhtur Izraelin (3-0).

Kosova, ndërkohë, ka regjistruar një fitore, tri barazime dhe një humbje. Dardanët kanë mposhtur Irlandën (1-0), kanë barazuar dy herë me Izraelin (0-0) dhe një herë me Austrinë (1-1), ndërsa humbjen e vetme e kanë pësuar në udhëtim ndaj austriakëve (3-1).

Pas pesë ndeshjeve, Kosova ka grumbulluar gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda, duke e bërë përballjen e sotme vendimtare për pozitën e dytë në Grupin B3.

Kosovës i mjafton një barazim për ta ruajtur pozitën e dytë, ndërsa Irlanda duhet të fitojë për t’i kaluar Dardanët në renditje.

Pavarësisht epërsisë së Irlandës në vlerën e skuadrës dhe renditjen botërore, Kosova hyn në këtë përballje me avantazhin e pikëve dhe fitores 1-0 nga ndeshja e parë në Prishtinë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.