KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shqipëria U-17 siguron raundin e dytë për EURO 2027, kuqezinjtë përfundojnë në vendin e dytë

Shqipëria U-17 siguron raundin e dytë për EURO 2027, kuqezinjtë përfundojnë në vendin e dytë

Kombëtarja shqiptare U-17 ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2027, në kategorinë League A, pavarësisht humbjes 1-3 ndaj Finlandës në ndeshjen e fundit të Grupit 4.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama e mbylli këtë fazë në vendin e dytë me katër pikë, duke përmbushur objektivin për të vazhduar garën drejt fazës finale të Europianit.

Shqipëria e nisi mirë përballjen me Finlandën, duke kaluar në epërsi në minutën e 17-të me golin e Haxhi Rrenës. Megjithatë, finlandezët reaguan në pjesën e dytë, ku Launiala realizoi dy herë, në minutat 61 dhe 64, ndërsa Aho vulosi fitoren 3-1 në minutën 90+7.

Në renditjen përfundimtare të grupit, Finlanda zuri vendin e parë me nëntë pikë të plota, e ndjekur nga Shqipëria me katër pikë. Skocia përfundoi e treta me tri pikë, ndërsa Suedia në vendin e fundit me një pikë.

Kalimi në dy vendet e para i mundëson Shqipërisë pjesëmarrjen në raundin e dytë kualifikues të League A, i cili do të zhvillohet në mars të vitit 2027. Në këtë fazë do të garojnë 28 kombëtare, mes tyre 14 fitueset dhe 14 skuadrat e renditura në vendin e dytë në raundin e parë.

Synimi i radhës për kuqezinjtë do të jetë sigurimi i një bilete për fazën finale të Kampionatit Europian U-17. Nga raundi i dytë do të kualifikohen shtatë kombëtare, të cilat do t’i bashkohen Letonisë, vendit organizator.

Faza finale e UEFA EURO U-17 2027 është planifikuar të zhvillohet nga 24 maji deri më 6 qershor 2027.

Pavarësisht humbjes ndaj Finlandës, Shqipëria U-17 e ka arritur objektivin e parë dhe në mars do të rikthehet në fushë për të vazhduar ëndrrën europiane./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.