Kombëtarja e Republikës së Irlandës do të jetë pa kapitenin Nathan Collins në përballjen e rëndësishme ndaj Kosovës, e cila zhvillohet të martën në kuadër të Ligës së Kombeve.
Mbrojtësi i Brentfordit ka pësuar një dëmtim në gju gjatë ndeshjes kundër Austrisë, të zhvilluar të shtunën, dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Dardanëve.
Sipas raportimeve të mediave irlandeze, përfshirë RTÉ Sport, The Irish Times dhe The Irish News, mungesa e Collins është konfirmuar nga përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrímsson, i cili ka bërë të ditur se futbollisti është kthyer te klubi i tij për ekzaminime të mëtejshme shkruan IndeksOnline.
Ndërkohë, sipas The Irish News, Jake O’Brien pritet të jetë një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Collinsin në formacionin titullar.
Përzgjedhësi Hallgrímsson ka theksuar se Irlanda ka më shumë alternativa në dispozicion dhe beson se futbollisti që do të marrë vendin e kapitenit do ta kryejë me sukses detyrën.
Kujtojmë se Kosova dhe Irlanda përballen të martën, më 17 nëntor, në Dublin, në një ndeshje me rëndësi të madhe për fatin e grupit në Ligën e Kombeve./IndeksOnline/

