Tifozët e klubit KF Trepça nga Mitrovica kanë hedhur akuza të rënda në rrjetet sociale në drejtim të klubit të tyre, duke ngritur dyshime për kurdisjen e ndeshjes ndaj 2 Korrikut.
Sipas reagimeve dhe disa bisedave të publikuara online, pretendohet se rezultati përfundimtar 3-2 i kësaj përballjeje ka qenë i paracaktuar, shkruan IndeksOnline.
“Fituan sot kumargjinjtë”, thuhet në reagimin e ashpër të tifozëve mitrovicas, të cilët shprehin pakënaqësinë e tyre të thellë me menaxhimin dhe ecurinë e klubit.
Kjo nuk është hera e parë që tifozat reagojnë në këtë mënyrë, pasi akuza të ngjashme për kurdisje kishin hedhur edhe më herët ndaj klubit të tyre për ndeshjen e zhvilluar kundër Istogut.
Burimi: indeksonline.net ↗

