Klubi i Barcelonës ka konfirmuar zyrtarisht se mbrojtësi i talentuar, Pau Cubarsi, po përballet me një tërheqje (ngushtim muskulor) në fleksorin e ijës (iliopsoas), pas ekzaminimeve mjekësore që ka kryer së fundmi.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, duke cituar njoftimin zyrtar të katalanasve, shkruan IndeksOnline.
Sipas Barcelonës, shpejtësia e rikuperimit të qendërmbrojtësit spanjoll do të jetë vendimtare për të përcaktuar nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Villarrealit.
Burimi: indeksonline.net ↗

