KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vinícius më shumë gola se Raphinha me fanellën e Brazilit

Vinícius më shumë gola se Raphinha me fanellën e Brazilit

Vinícius Júnior ka arritur të shënojë më shumë gola për kombëtaren e Brazilit sesa bashkëlojtari i tij te Barcelona, Raphinha, duke krijuar një diferencë interesante mes dy futbollistëve që konsiderohen ndër emrat kryesorë të repartit ofensiv të “Seleçao”s.

Sipas statistikave të “Opta Analyst”, Vinícius ka regjistruar 10 gola në 34 paraqitje me Brazilin, ndërsa Raphinha ka realizuar 9 gola në 31 ndeshje. Megjithatë, një pjesë e golave të Raphinhas kanë ardhur nga pika e bardhë e penalltisë, konkretisht tre prej tyre shkruan Indeks Online.

Në aspektin e lojës, Raphinha njihet për profilin e një futbollisti më të drejtpërdrejtë drejt portës, me goditje të rrezikshme, lëvizje pa top dhe aftësi për të përfunduar aksionet. Megjithatë, paraqitjet e tij me Brazilin nuk kanë qenë gjithmonë në nivelin e pritshmërive që ka krijuar me paraqitjet në futbollin e klubeve.

Në anën tjetër, Vinícius ka vazhduar të dëshmojë rëndësinë e tij në repartin ofensiv të Brazilit. Shpejtësia, driblimet dhe aftësia për të krijuar raste individuale e bëjnë një nga armët kryesore të kombëtares.

Edhe pse diferenca në numrin e golave është e vogël, statistikat tregojnë se Vinícius ka qenë pak më produktiv në përfaqësimin e Brazilit.

Kujtojmë që në miqësoren e zhvilluar më 14 nëntor 2026 kundër Japonisë, Brazili pësoi humbje 3-2, por dy golat e skuadrës braziliane u realizuan pikërisht nga Vinícius Júnior./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.