KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pasi refuzoi Zvicrën, Talenti nga Presheva zgjedh Kosovën

Pasi refuzoi Zvicrën, Talenti nga Presheva zgjedh Kosovën

Talenti 20-vjeçar nga Presheva, Lutfi Dalipi, ka vendosur që në të ardhmen ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, duke refuzuar kështu mundësinë për të luajtur me Zvicrën U21.

Futbollisti, i cili më herët ishte edhe në radarët e Shqipërisë, ka zgjedhur projektin e Dardanëve dhe pritet t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës në muajin mars, shkruan Indeksonline.

Dalipi po kalon një sezon shumë të mirë në futbollin zviceran, ku deri më tani ka regjistruar pesë gola dhe nëntë asistime, ndërsa ka realizuar edhe 36 driblime të suksesshme.

Ndërkohë, talenti nga Presheva pritet të jetë të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do ta ndjekë nga afër ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit.

Zgjedhja e tij për Kosovën përbën një tjetër përforcim të rëndësishëm potencial për të ardhmen e Dardanëve. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.