KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Raphinha i afrohet kreut të Evropës, vetëm një gol larg Këpucës së Artë

Raphinha i afrohet kreut të Evropës, vetëm një gol larg Këpucës së Artë

Raphinha po e zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe është shumë pranë kryesimit të renditjes për Këpucën e Artë 2026/27.

Braziliani ka realizuar 15 gola në La Liga, duke grumbulluar 30 pikë dhe duke kryesuar garën e golashënuesve në kampionatin spanjoll.

Për momentin, vetëm Ede Oloko i Liepajas është përpara tij me 31 pikë.

Sulmuesi nga Benini përfiton nga fakti se kampionati letonez zhvillohet përgjatë vitit kalendarik, ndërsa golat në atë ligë vlejnë vetëm një pikë.

Oloko i ka realizuar 16 gola me FK Tukums 2000 dhe 15 të tjerë me Liepajan.

Raphinha ka mundësinë ta marrë kreun me vetëm një gol tjetër.

Ai është vetëm tre gola larg rekordit të tij personal në La Liga, prej 18 realizimeve në sezonin 2024/25.

Pas brazilianit, në mesin e futbollistëve të ligave kryesore evropiane renditet Kylian Mbappe me 13 gola dhe 26 pikë, ndërsa Lamine Yamal është i treti me 10 gola dhe 20 pikë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.