KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Liverpooli vendos në listën e dëshirave talentin 100-milionësh, por ai ëndërron Real Madridin

Liverpooli vendos në listën e dëshirave talentin 100-milionësh, por ai ëndërron Real Madridin

Liverpooli po e ndjek me shumë kujdes mbrojtësin e talentuar të Brightonit, Luka Vuskovic, dhe e ka përfshirë 19-vjeçarin në listën e objektivave kryesorë për afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e "The Reds" po e monitorojnë rregullisht paraqitjen e qendërmbrojtësit të ri, i cili po shkëlqen në Premier League dhe shihet si një investim i madh për të ardhmen e repartit defensiv në "Anfield".

Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë aspak i lehtë për gjigantin anglez. Vuskovic ka një kontratë afatgjatë me Brightonin të vlefshme deri në vitin 2031 dhe nuk disponon asnjë klauzolë lirimi për verën e ardhshme. Për këtë arsye, kartoni i tij vlerësohet aktualisht rreth shifrës marramendëse prej 100 milionë eurosh.

Përveç çmimit të lartë, Liverpooli përballet edhe me dëshirën personale të lojtarit. Edhe pse Vuskovic ndihet shumë i lumtur te Brightoni nën urdhrat e trajnerit Fabian Hürzeler, ëndrra e tij e madhe mbetet që një ditë të veshë fanellën e Real Madridit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.