KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Akanji ironizon zhurmën rreth Comos: Kam fituar katër herë ndaj tyre

Akanji ironizon zhurmën rreth Comos: Kam fituar katër herë ndaj tyre

Mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares së Zvicrës, Manuel Akanji, ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë duke komentuar formën dhe vlerësimet e shumta që po merr skuadra e Comos kohët e fundit.

Në fjalën e tij, qendërmbrojtësi zviceran u shpreh se nuk e sheh Comon si një "fenomen" të jashtëzakonshëm, pavarësisht rezultateve të larta që ata kanë arritur së fundmi.

"Çfarë mendoj për Comon si fenomen? Kam luajtur katër herë kundër tyre dhe i kam fituar të katërta. Nuk i shoh si këtë fenomenin e madh", deklaroi fillimisht Akanji.

Megjithatë, ai e pranoi se ekipi është përshtatur mirë në elitën e futbollit italian dhe vlerësoi fitoren e tyre të thellë në Evropë, por shtoi se në përballjet direkte nuk i janë dukur më të fortë se rivalët e tjerë.

"Sigurisht, janë ambientuar shumë mirë në Serie A dhe gjithashtu fituan 9-1 në Ligën e Kampionëve. Janë një ekip shumë i fortë, por në ndeshjet që kam luajtur unë kundër tyre, nuk më janë dukur superiorë ndaj skuadrave të tjera. Kanë ende shumë për të mësuar", përfundoi mbrojtësi zikaltër.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.