KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjini: Nga Himeji në Kyoto, Gjakova bëhet pjesë e familjes së qyteteve historike të botës

Gjini: Nga Himeji në Kyoto, Gjakova bëhet pjesë e familjes së qyteteve historike të botës

Në Konferencën e 20-të Botërore të Qyteteve Historike, të mbajtur në Himeji të Japonisë, Komuna e Gjakovës u pranua zyrtarisht si anëtare e re e Ligës së Qyteteve Historike.

Kështu ka deklaruar kreu i kësaj komune, Ardian Gjini përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

Postimi i plotë:

Nga Himeji në Kyoto, Gjakova bëhet pjesë e familjes së qyteteve historike të botës!

Në Konferencën e 20-të Botërore të Qyteteve Historike, të mbajtur në Himeji të Japonisë, Komuna e Gjakovës u pranua zyrtarisht si anëtare e re e Ligës së Qyteteve Historike.

Gjatë punimeve të konferencës, para pjesëmarrësve në konferencë prezantova historinë dhe trashëgiminë kulturore të Gjakovës, si dhe fola për gatishmërinë tonë për bashkëpunim me qytetet e tjera anëtare. Vizitën zyrtare e përmbyllëm në Kyoto, ku në darkën e shtruar nga Kryetari i Kyotos, mbajta fjalën përmbyllëse.

Takimet e zhvilluara me kryetarë të qyteteve japoneze dhe përfaqësues të vendeve të tjera hapin rrugë për shkëmbim të përvojave dhe projekte konkrete në fushën e kulturës, turizmit dhe zhvillimit ekonomik. Njëkohësisht, kjo pjesëmarrje përbën një kontribut të rëndësishëm për prezencën e Republikës së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Falënderoj organizatorët për mikpritjen, si dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio, në veçanti Zëvendësshefin e Misionit, z. Arbër Mehmeti, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e kësaj vizite.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.