KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit “Për Kosovën Republikë”

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit “Për Kosovën Republikë”

Libri “Për Kosovën Republikë”, i autorit Enver Dugolli, do të promovohet më 15 nëntor në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Cyrih. Vepra sjell kujtime, dëshmi dhe përjetime personale të autorit nga një periudhë e rëndësishme e historisë kombëtare.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih ka njoftuar se promovimi i librit do të mbahet të dielën, më 15 nëntor 2026, duke filluar nga ora 18:00, shkruan Telegrafi.

Përmes rrëfimeve dhe reflektimeve, Dugolli pasqyron në këtë vepër qëndresën, sakrificën dhe përpjekjet për lirinë dhe Republikën e Kosovës.

Autori ishte pjesëmarrës dhe dëshmitar i drejtpërdrejtë i periudhës historike që trajtohet në libër, i cili synon të kontribuojë në ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj.

Sipas njoftimit të Konsullatës, promovimi do të ofrojë mundësinë për bashkëbisedim me autorin dhe reflektim mbi rrugëtimin historik të Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.

Ngjarja do të mbahet në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në adresën Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zürich./Telegrafi/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.