KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti takon Magyarin: Jemi të interesuar për një intensitet të ri marrëdhëniesh Kosovë-Hungari

Kurti takon Magyarin: Jemi të interesuar për një intensitet të ri marrëdhëniesh Kosovë-Hungari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me homologun e tij hungarez, Peter Magyar.

Takimi mes tyre ka ndodhur në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Dublin të Irlandës.

Kurti ka thënë se të dy i kanë uruar njëri-tjetrit zgjedhjen e tyre në krye të qeverive të dy shteteve, derisa ka shtuar se është i interesuar për një intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe.

“Jemi të interesuar për një intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në një sërë sferash, nga arsimi tek ekonomia. Hungaria është një nga kontribuueset më të mëdha me trupa në kuadër të KFOR-it dhe ka rol të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë rajonale.”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se Budapesti është një nga qendrat e rëndësishme të rrugës së Kosovës për proceset integruese.

“Sa më e integruar dhe më e fortë institucionalisht të jetë Republika jonë aq më stabile e më prosperuese do të jetë e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe Budapesti është një nga qendrat e rëndësishme në rrugën euro-atlantike të Kosovës.”, ka thënë Kurti. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.