KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Arlinda Morina tregon se ka pëlqim për Nora Tushin në Big Brother

Arlinda Morina tregon se ka pëlqim për Nora Tushin në Big Brother

Regjisorja Arlinda Morina ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, duke i shprehur hapur pëlqimin banores Nora Tushi.

Gjatë një bisede mes tyre, Arlinda nuk ka hezituar të tregojë se Nora i pëlqen, duke e bërë të qartë se nuk e ka problem ta shprehë këtë ndjenjë para banorëve të tjerë.

“Mua më pëlqen kjo. Po më pëlqen. E di kjo. Çka ka lidhje, po flasim për pëlqim”, dëgjohet duke thënë ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Deklarata e saj ka tërhequr vëmendje edhe për faktin se Arlinda më herët ka folur publikisht për seksualitetin e saj, duke deklaruar se është lesbike.

Kështu, një tjetër moment nga raportet mes banorëve në BBVK 5 ka marrë vëmendje, teksa mbetet të shihet nëse ky pëlqim do të ndikojë në raportin e dy vajzave gjatë qëndrimit në shtëpi.

Foto: Screenshot/Instagram

Në shtëpi po ashtu ka pasur edhe ngacmime ndërmjet konkurrentëve të tjerë, edhe pse ka pak kohë që ka nisur.

Tashmë nga gara janë larguar dy personazhe: Dion Mala dhe Behare Maksutaj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.