KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Aktorja e njohur e filmave “Soul Food” dhe “The Ladykillers”, Irma P. Hall, ndërron jetë në moshën 91-vjeçare

Aktorja e njohur e filmave “Soul Food” dhe “The Ladykillers”, Irma P. Hall, ndërron jetë në moshën 91-vjeçare

Aktorja amerikane, Irma P. Hall, e njohur për rolet e saj në filmat “Soul Food” dhe “The Ladykillers”, ka ndërruar jetë të martën në Dallas, në moshën 91-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga familja e saj, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.

Hall u bë veçanërisht e njohur për publikun me rolin e Big Mama në filmin “Soul Food” (1997), personazh që përfaqësonte figurën e fortë dhe bashkuese të familjes.

Irma

Kjo paraqitje i solli çmimin NAACP Image Award, teksa më vonë e përsëriti rolin edhe në serialin televiziv të bazuar në film.

Një tjetër paraqitje e vlerësuar ishte ajo në komedinë “The Ladykillers” (2004), ku luajti përkrah Tom Hanks. Për interpretimin e Marva Munson, ajo u nderua me çmimin e jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Gjatë karrierës së saj mori pjesë edhe në produksione të njohura si “A Family Thing”, “Midnight in the Garden of Good and Evil”, “Beloved”, “Patch Adams”, “Collateral” dhe “Meet the Browns”.

Ajo e fitoi një rol të rëndësishëm në kinematografi vetëm në moshën 60-vjeçare, në filmin “A Family Thing”, ku interpretoi një grua të verbër, këshillat e së cilës ndihmonin dy gjysmëvëllezërit e luajtur nga James Earl Jones dhe Robert Duvall.

Përpara se t’i përkushtohej plotësisht aktrimit, Hall kishte punuar për më shumë se dy dekada si mësuese e gjuhës angleze dhe gjuhëve të huaja në shkollat publike të Dallasit.

Ajo nisi rrugëtimin në film pas një paraqitjeje me recitim poezie, që tërhoqi vëmendjen e aktorit dhe regjisorit Raymond St. Jacques, i cili e angazhoi në filmin “Book of Numbers” më 1973. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.