Këngëtarja dhe aktorja Ariana Grande (33) bëri paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq me të dashurin e saj Ricky Alvarez, me të cilin e ringjalli lidhjen e saj pas gati një dekade.
Çifti mbërriti së bashku në premierën e filmit të saj të ri “Focker-in-Law” në New York City më 11 nëntor, raporton People, transmeton Indeksonline.
Ariana zgjodhi një fustan të gjatë me vija të bardha, detaje lulesh në pjesën e sipërme dhe një fund të gjatë për premierën. Ajo i lidhi flokët bisht të cilin e zbukuroi me një fjongo të bardhë. Ricky mbante veshur një xhaketë të zezë, këmishë të bardhë dhe xhinse.
Ariana dhe Ricky u takuan gjatë turneut të saj “The Honeymoon Tour”, ku ai punonte si balerin. Ata filluan të dilnin bashkë në prill të vitit 2015, por u ndanë në korrik të vitit 2016.
Gati një dekadë më vonë, ata janë rilidhur. Thashethemet për një pajtim dolën në qershor të këtij viti, kur ata u panë duke drekuar së bashku në Austin të Teksasit. Ariana postoi disa foto të tyre së bashku në Instagram në gusht, duke konfirmuar se ishin përsëri bashkë./Indeksonline/

