Një debat i ashpër ka shpërthyer mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Akil Varfit, ku pëplasja mes tyre ka eskaluar në ofendime dhe përmendje të familjarëve.
Gjatë diskutimit, Zoja nuk i ka kursyer fjalët ndaj Akilit, duke e quajtur atë ‘njeri të dështuar’ dhe ‘injorant të fëlliqur’.
Nga ana tjetër, Akili ka reaguar ashpër ndaj saj, duke i thënë se e di mirë se kush është dhe sa respekt ka për veten.
“E di kush je, e di sa respekt ke për veten. Nuk ke tru. Eskaloj shumë më keq, sa do të pendohesh. Familjen nuk ma përmend askush”, i është drejtuar ai Zojës.
Përplasja ka marrë tone edhe më të rënda kur në debat është përfshirë edhe tema e familjes, me Akilin që ka bërë të qartë se nuk pranon që familjarët e tij të bëhen pjesë e diskutimeve brenda shtëpisë.
Ndërkohë, kjo përballje ka shtuar tensionet mes banorëve, duke e kthyer debatin në një nga momentet më të ashpra të fundit në shtëpinë e BBVK 5.
Tashmë konkurrentët po vazhdojnë të jenë në garë të ashpër e përplasje të mëdha. /Telegrafi/

